E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informacione të reja për vdekjen e Princeshë Diana

Policia britanike ka nisur shqyrtimin e informatave të reja lidhur me vdekjen e Princeshës Diana dhe shoqëruesit të saj, Dodi al-Fayed. Policia britanike shprehet se këto informacione po analizohen me “rëndësi dhe besueshmëri”.

Në një njoftim të publikuar mbrëmë vonë, agjencia “Scotland Yard”, nuk ka paraqitur më tepër detaje lidhur me informacionet e reja.

Megjithatë, është theksuar se nuk do të bëhet rihapja e hetimeve për vdekjen e Princeshës Diana dhe Dodi al-Fayedit, të cilët humbën jetën nga përplasja e makinës të tyre në Paris, në vitin 1997.

Në vitin 2008, një juri britanike arriti në përfundimin se Princesha e Uelsit, Diana, dhe shoqëruesi i saj, Dodi al-Fayed, ishin vrarë për shkak të shpejtësisë së madhe dhe për shkak të ndjekjes së fotografëve, që u shkonin prapa. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›