Vetëvritet një ushtarak brenda Ministrisë së Mbrojtjes
Një ushtarak është vetëvrarë brenda ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se shkak i kësaj vetëvrasje ka qenë depresioni. Viktima është 53 vjeçari Gëzim Tare. Ai ishte oficer i ndërlidhjes në ministri. Policia thotë se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të problemeve financiare të viktimës. Ai e ka qëlluar veten me pistoletën e shërbimit.
