E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevritet njerku i Valentino Rossi-t

Tragjedi familjare per Valentino Rossi-n. Burri i dyte i nenes se tij u vetevra ne moshen 52-vjecare.

Mauro Tecchi, nje inxhinier i njohur i dha fund jetes me nje pushke te kalibrit 12.

Tragjedia ndodhur tri dite me pare, po ngjarja u mesua vetem oret e fundit. Ka qene vete nena e Valentinos, qe dha alarmin per ngjarjen.

Sipas te dhenave te para, cifti kishte patur grindje dhe gruaja ishte larguar per disa dite. Me pas ajo kishte tentuar te lidhej me Tecchi-n ne telefon dhe nuk kishte marre asnje sinjal prej tij.

Kufoma u gjet me pushken prane dhe nje jastek qe e kishte ndihmuar per te mbytur zhurmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›