E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serie A më e vështirë se La Liga

Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, ka thënë se Serie A është kampionat më i vështirë se La Liga. Ish-ylli i Barcelonës ka theksuar se futbolli italian i ka sjellë më tepër vështirësi sesa ai spanjoll. Ai ka mohuar se ka mosmarrëveshje me trajnerin Leonardo, ndërsa beson se forma e tij e dobët në periudhën e fundit, është rezultat i mbrojtjes më të fortë të kundërshtarëve, që nuk i lë hapësirë.

I pyetur nga e përditshmja sportive spanjolle AS, pse është duke u paraqitur kaq dobët me Rossonerët, Ronaldinho theksoi vështirësitë e tij: Në Itali është më vështirë se në Spanjë. Këtu më ofrohet më pak hapësirë. Ndërsa, nuk ka problem mes meje dhe Leonardos. Nuk ka rëndësi se a luaj përpara, në krah të majtë apo në të djathtë...E përsëris, problemi i vetëm është mungesa e hapësirës.

Pas shpëtimit të Milanit nga humbja kundër Atalantas, para pushimit ndërkombëtar, Ronaldinho pritet të paraqitet në ndeshjen e së dielës kundër Romës në San Siro.

Ylli brazilian synon të rikthejë formën e tij më të mirë, në mënyrë që të rikthehet në formacionin bazë të ekipit dhe të ftohet në Kombëtare për Kampionatin Botëror 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›