Vetëvritet regjisori Tony Scott

Krijuesi i ‘Top Gun’ dhe shumë filmave të tjerë të njohur, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë në afërsi të Los Angelosit.
Mes prodhimeve kinematografike të njohura të 68-vjeçarit me talent të jashtëzakonshëm janë “Days of Thunder”, “Deja Vu”, “Alarm i kuq” etj.
Siç raportojnë autoritetet policore të vendit, regjisori britanik është parë të parkonte makinën e tij pranë urës “Vincent Thomas” në LA dhe menjëherë më pas të hidhet prej saj rreth orës 12: 30 me orën lokale.
Autoritete policore kanë bërë të ditur se nuk ka dyshim që bëhet fjalë për një vetëvrasje të pastër