Vdes fotografja Martine Franck

Fotografja belge, Martine Franck ish-anëtare e agjencisë "Magnum" dhe bashkëshortja e fundit e fotografit francez, Henri Cartier-Bresson vdiq në moshën 74-vjeçare, bënë të ditur burime mediatike franceze.
Martine Franck lindi në Belgjikë në vitin 1938 dhe filloi punë në agjencinë "Magnum Photos" në vitin 1983. Ishte bashkëthemeluese e fondacionit "Henri Cartier-Bresson".
"Varrimi është zhvilluar të shtunën në Lubéron, në juglindje të Francës", theksuan burimet mediatike franceze.