Vetro Energy drejt kontrates

Pas tre javësh heshtje të plotë, që nga data e zhvillimit të tenderit,
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shpallur rezultatet paraprake në
garën për privatizimin e 'Albpetrol'.
"I pari në këtë renditje është konsorciumi 'Vetro Energy'", tha Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Energjetikës.
Sipas tij, Komisioni ka verifikuar të gjithë dokumentacionin përkatës dhe oferta e renditur e para përmbush të gjitha kriteret dhe garancitë financiare.
"Kërkesat tona kryesore praktikisht kanë qenë mbi këtë kompani, për shkak edhe të vetë pozicionit të saj në këtë proces dhe ofertës shumë të lartë që ajo ka dhënë. I kemi kërkuar të gjithë korrespondencën e bashkëpunimit, dokumentet origjinalë, kapacitetet e saj financiare, marrëdhëniet që ajo do të ketë me sherhollderat e saj kryesorë", tha Dervishaj.
Konsorciumi 'Vetro Energy', që u rendit i pari duke ofruar 850 milionë euro për blerjen e 'Albpetrol' përbëhet nga dy kompani. Shoqëria e parë është një fond amerikan investimesh me emrin 'Silk Road', që zotëron 49 për qind të aksioneve, ndërsa kompania tjetër është 'Hypo Oil', e cila do të ketë 51 për qind të aksioneve. Zoti Dervishaj thotë se të dy kompanitë përmbushin kriterin strategjik, pasi kanë eksperiencë në fushën energjetike.
Por çfarë ndodh pas shpalljes së këtij rezultati paraprak? Komisoni brenda 5 ditësh paraqet raportin me vlerësimin në Këshillin e Ministrave, i cili e miraton atë.
"Brenda 5 ditëve, secila prej kompanive ka të drejtën e ankimimit apo të apelimit të këtij vlerësimi. Më pas dhe gjatë kësaj kohe përmbyllet raporti përfundimtar i Komisionit, i cili i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave. Më pas fillon negociimi i kontratës, në momentin e negocimit të kontratës, kompania që ka fituar të drejtën e këtij negociimi duhet të depozitojë apo të ngrijë në llogari dhe në emër të shtetit shqiptar 20 për qind të vlerës së kontratës", tha zëvendësministri.
Zoti Dervishaj thotë se sipas ligjit kontrata nënshkruhet rreth një muaj pas vendimit të Këshillit të Ministrave dhe pastaj kompania kryhen menjëherë pagesën prej 850 milionë eurosh.