E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel triumfon edhe në vendlindje

Piloti gjermani i skuderisë Red Bull, Sebbastian Vettel është shpallur fitues në Çmimin e Madhe të Gjermani, përkatësisht në vendlindjen e tij.

Gjermani fitoren e katër të sivjetshme në Formula 1 e arriti në stazën „Nurburgring“ me kohën 1:41:14.711. Kjo është fitorja e parë e tij para shikuesve të vet. Vettel ishte më i shpejtë vetëm për një sekond se finlandezi Kimi Raikkonen i Lotus, i cili ishte pas tij gjatë gjithë rrethave të fundit.

Vend në podium pas Vettel dhe Raikkonen ka zënë edhe bashkëkolegu i finalandezit, francezi Romain Grosjean, i cili ka arrit të mbyll garën në pozitën e tretë.
Pas tij u renditen Fernando Alonso (Ferrari), Lewis Hamilton (Mercedes), Jenson Button (Mclaren Mercedes) e kështu me radhë. /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›