E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja se çka bëjnë muslimanët e Newcastle

Lojtarët musliman të Newcastle United vazhdojnë të jenë kundër vendimit të skuadrës që në fanelat e skuadrës të jetë reklama e bankës kreditore "Wonga".

Lojtarët musliman të skuadrës sot janë kthyer në stërvitje duke e injoruar reklamën e bankës kreditore. Të gjithë lojtarët e fesë muslimane u paraqitën me pjesë mbajtëse në gjoks duke mbuluar pjesën ku shkruhej emri i sponzorit.

Nuk dihet se si do të veprojnë ata kur duhet të veshin fanelën e skuadrës me emrin e bankës kreditore.

Sipas ligjit të Sheriatit, muslimanët nuk duhet të përfitojnë nga paratë e kreditimit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›