E Diel, 1 Nëntor 2026

Vettel dëshmon pse është kampion

Kampioni i botës, Sebastian Vettel, tregoi se Red Bulli mbetet makina më e shpejtë në Formula 1. Gjermani ka dominuar sesionin e parë të provave parasezonale që po zhvillohen në Barcelonë të Spanjës. Piloti gjerman, me RB9, regjistroi kohën 1:22:197, gjysmë sekondi më i shpejtë se Lewis Hamilton.

Britaniku, në provat parasezonale po dëshmon një rendimet të shkëlqyer të makinës Mercedes. Ndërsa në vendin e tretë, ditën e djeshme është pozicionuar makina Vodafone McLaren e Sergio Perez, i cili në ketë sezon ka zënë vendin e Hamilton te skuderia britanike.

Ja rënditja:

1. Sebastian Vettel 1:22.197 43
2. Lewis Hamilton 1:22.726 64
3. Sergio Perez 1:22.743 35
4. Fernando Alonso 1:23.247 28
5. Valteri Botas 1:23.561 53
6. Daniel Ricardo 1:23.718 46
7. Paul di Resta 1:24.007 41
8. Nico Hulkenberg 1:24.638 39
9. Charles Pis 1:26.985 51
10. Max Chilton 1:28.900 17
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›