Vettel kampion per here te dyte. Piloti me i ri ne moshe

Sebastian Vettel shijon titullin e dytë kampion në Formula 1, i cili e ka vendosur pilotin gjerman mes legjendave të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit. 24-vjecari mori zyrtarisht titullin në Cmimin e Madh të Japonisë, kur kanë mbetur edhe katër gara deri në fund të këtij botërori. Të gjitha këto bashkë me shifrat që shoqëruan suksesin e tij, Vettel ka hyrë në historinë e Formula 1 si piloti më i ri në moshë që shpallet kampion dy herë radhazi.
‘Ishte një nga ditët më të lumtuar të jetës sime. Nuk mund të shpjegoj emocionet e mia. Jam i lumtur për titullin dhe rekordin. Nuk dua të krahasohem me emrat e mëdhenj të Formual 1, por sigurisht që ndjehem mirë kur emri im vendoset përkrah tyre”, ka bërë të ditur Vettel. Përballë gjermanit të Red Bull tani vendosen të tjera sfida. Së pari duhet të ruajë ritmin edhe në Botërorin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë duhet të vendosë për të ardhmen.
Vettel ka hedhur poshtë mundësinë që ai të kalojë te Ferrari në një të ardhme të afërt, por në një të ardhme pak më të largët nuk i dihet. “Ndjehem shumë mirë te Red Bull dhe kam një kontratë për të respektuar. Gjithsesi, nuk mund të them se cfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka përfunduar Sebastian Vettel, i cili prej kohësh ndiqet nga Ferrari që kërkon pasardhësin e denjë të Michael Schumacher.
Nertan Prifti