E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel nuk ndalet fiton cmimin e madh te Europes Alonso i dyti

Sebastian Vettel nuk ndalet në rrugën e tij për të ruajtur titullin kampion bote në Formula 1, duke koleksionuar triumfin e gjashtë në tetë garat e para të Botërorit 2011. Piloti gjerman i Red Bull triumfoi në Çmimin e Madh të Europës të zhvilluar në Valencia, duke lënë pas me 10.8 sekonda piltoin e Ferrarit Fernando Alonso.

Ky i fundit bëri një nisje të mirë, por nuk arriti të mposhte dominimin e Vettel, i cili ruajti kryesimin që nga xhiroja e parë. Pas këtij suksesi, gjermani 23-vjeçar kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve me 77 pikë më shumë se Janson Button i vendit të dytë dhe shokut të tij të skuadrës Mark Webber, i cili në cirkuitin e Valencias e mbylli garën në vendin e tretë.

Fitorja në Çmimin e Madh të Evropës është suksesi i 16-të në karrierën e Sebastian Vettel në Formula 1, ndërsa tani gjermani është shumë pranë ruajtjes së titullit kampion bote. Parashikimet flasin për pilotin gjerman të Red Bull, pasi forma e treguar nga rivalët është shumë larg nga performanca e tij.

Vendi i dytë i Alonsos është një tregues se Ferrari mund të jetë më rivalizues në garat e mbetura, ndërsa Leëis Hamilton, i cili në Valencia e kaloi i katërti vijën e finishit vazhdon të shfaqë vështirësi, megjithëse në disa raste tregohet shumë angresiv. Gara e ardhshme e Botërorit të Formula 1 është ajo për Çmimin e Madh të Anglisë në cirkuitin legjendar Silverstone.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›