Kardinal ne Vatikan Haxhinasto paraqet kerkesen

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka deklaruar se ka ardhur koha që të ketë edhe kardinal shqiptar në Vatikan. Në një konferencë për shtyp me shefin e diplomacisë së Vatikanit, arkipeshkun Domenik Mamberti, kreu i punëve të jashtme konfirmoi ftesën e hapur dërguar lartmadhërisë së tij Papa Benediktit të XVI, ndërsa u shpreh se duhet të shihet mundësia që në selinë e shenjtë të ketë dhe përfaqësues nga kisha shqiptare.
“Besoj se ka ardhur koha të ketë kardinalë shqiptarë në Vatikan, pasi selia e shenjtë ka rol pozitiv kudo. Mund të përmend këtu delegatin apostolik në Kosovë çka shërben për njohjen dhe paqen atje”-tha ministri Haxhinasto.
Sakaq, Sekretari për Marrëdheniet me Shtetet në selinë e shenjtë përcolli bekimin e Papa Benediktit të XVI për të gjithë popullin shqiptar.
“Pasi njoftova lartmadhërinë e tij peër vizitën time në Shqipëri, ai më tha të transmetoj të gjitha bekimet e tij për popullin shqiptar, por në të njëjtën kohë dhe lavdërimet për punën e Kishës. Ne jemi shumë të kënaqur për tolerancën fetare që ekziston mes komuniteteve fetare, ndërsa nga diskutimi që pata me ministrin Haxhinasto, në konfirmojmë vazhdimin e marrëdhënieve të mira që ekzistojnë mes Vatikanit dhe Shqipërisë”-tha Mamberti.
Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ministri Haxhinasto theksoi se vendi ynë ka arritur një sërë marrëveshjesh me Vatikanin ku disa prej tyre janë në shëndetsi, turizëm dhe ne përdorimin e arkivave.
Jul Kasapi