E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Bolshevikët e Rumanisë në shërbim të Ramës kundër integrimit

23-11-2012 / Gazeta 55

Rumuni i akuzuar për korrupsion, Adrian Severin, sërish në listën e parë të deputetëve që kërkuan të pengojnë ritmet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Në faqen zyrtare të  parlamentit europian gjendet e konsultueshme draft-projekti i raportuesit të eurodeputetit Nikolaos Chountis  për “Përparimet e bëra nga Shqipëria, 2012. Në një renditje të amendamenteve të propozuara vërehet një protagonizëm i shfrenuar i disa eurodeputetëve të majtë rumunë, që propozojnë kleçka për të kushtëzuar integrimin e Shqipërisë. I pari ndër ta dhe më i zellshmi është eurodeputeti Adrian Severin, të cilit pak kohë më parë iu hoq imuniteti nga Parlamenti Europian (PE) sepse ishte përfshirë në një hetim korrupsioni në Rumani, për përfshirjen e tij në atë që njihet si skandali “para për lobim”. Në atë kohë, departamenti Kombëtar Kundër Korrupsionit i Rumanisë (DNA) nisi një hetim në mars duke e dyshuar Severin për pranimin e 100,000 euro nga një ndërmarrje këshillimore në shkëmbim për ndërhyrjen në një dispozitë të një udhëzimi europian për rimbursimin e depozituesve në një falimentim. Ndërsa dje eurodeputeti rumun i hetuar  për skandalin “para për lobim”, ka bërë disa propozime shtesë për të vështirësuar integrimin europian të Shqipërisë.
Bolshevikët e majtë rumunë vijojnë të keqpërdoren për hir të një internacionalizmi socialist me solidarizim me kauzën antishqiptare të Ramës. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›