E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezhguesit e OKB-se vizitojne Homsin

Vëzhguesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vizituan qytetin e Homsit, ku për herë të parë, pas javësh të tëra luftime, nuk u dëgjuan të shtëna artilerie.

Një zëdhënës i misionit të OKB-së, tha për mediat ndërkombëtare se vëzhguesit zhvilluan disa takime me udhëheqësit vendas dhe vizituan disa lagje të qytetit.

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe krahu i armatosur i opozitës siriane deklaruan se luftimet u ndërprenë nga ushtria qeveritare sapo nisi vizita e vëzhguesve ndërkombëtare. “Kjo është hera e parë pas shumë javësh luftime, që qyteti bie në qetësi”, thonë aktivistët për BBC.

Ata shprehen skeptikë mbi mundësinë SiriaOKB, planvotimi i rezolutës mbi Sirinë Clinton: Embargo SirisëMonitoruesit e OKB-së në Siri e vendosjes së paqes së përhershme në Homs dhe shtojnë se sapo misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të përfundojë, ushtria do të rinisë bombardimet.

Rebelët thonë se tanket dhe artileria e rëndë e ushtrisë së Bashar al-Assad janë “fshehur” përkohësisht në mënyrë që vëzhguesve t’u krijohet përshtypja e respektimit të armëpushimit nga ana e Damaskut zyrtar sipas planit 6-pikësh të ndërmjetësuar nga ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Koffi Annan.

Ndërkohë, në Këshillin e Sigurimit pritet që ditën e sotme të hidhet në votim rezoluta që shton numrin e vëzhguesve me 3 mijë të tjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›