Vëzhguesit e OSBE-ODIHR: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR në raportin e parë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri vlerësojnë se zgjedhjet shënuan progres të prekshëm sa i përket kuadrit ligjor që u miratua nga dy partitë politike kryesore. "Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe paqësore, pa incidente dhune", tha Zëvendës Presidenti i OSBE-së, Wolfang Grossruck. Vëzhguesit e vlerësuan procesin pozitiv në qendrat e votimit që ata shkuan. "Por, vëzhguesit konstatuan shkelje proceduariale si votimi familjar, mungesa e bojës dhe hapja me vonesë e qendrave të votimit", shtoi Grossruck. "Fushata zgjedhore ishte aktive, pa incidente madhore dhune, por me përdorimin e një gjuhe të ashpër", thuhet në raportin e OSBE-ODIHR. "Shqipëria është maturuar, ka bërë progres të dukshëm, frikat që kishim muaj më parë nuk u bënë realitet, megjithatë disa çështje duhen trajtuar, por mund të themi se Shqipëria është në rrugën e duhur", tha Zëvendës Presidenti i OSBE-së. Sipas raportit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR është bërë presion ndaj punonjësve të administratës për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore. "Kjo e dëmton atmosferën politike", tha Grossruck.
Korien Jonker, drejtuese e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, u shpreh se shqiptarët kanë potencial të ndërtojë një shoqëri demokratike si në vende të tjera evropiane. "Suksesi do të varet nga autoritetet dhe partitë politike për të ndërmarrë këtë proces", tha Jonker. Jonker kërkoi që partitë të rrisin besimin e shqiptarëve në një proces demokratik. "Politika shqiptare duhet të pranojë përfaqësimin 30% të grave në parlament", tha ajo. Duke iu referuar medias ajo tha se roli i saj është t'i japë qytetarëve informacion të paanshëm dhe jo të jetë zëdhënëse e politikanëve. "Organizata jonë do vazhdojë të monitorojë angazhimet e Shqipërisë", theksoi ajo.
Brus Xhorxh, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se Shqipëria nuk i arriti standardet në zgjedhje. "Shqipëria ka bërë progres, por mbetet ende shumë punë për t'u bërë", tha ai. Sipas tij, Shqipëria ka mundësi për të arritur standardet në zgjedhjet e ardhshme.
Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s theksoi se çelësi për në BE është të arrini standardet ndërkombëtare në zgjedhje. Brus Xhorxh theksoi se persona tw paautorizaur ishin nw qendrat e votimit.
Odri Glover, drejtuesja e misionit aftagjatë të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, deklaroi se niveli i lartë i mosbesimit mes partive, përdorimi i aktiviteteve zyrtare për qëllim fushate nuk e rritën besimin e publikut për procesin zgjedhor. "Vëzhguesit do vazhdojnë të ndjekin procesin e numërimit të votave. Vendimi përfundimtar për zgjedhje do varet nga administrimi i këtyre fazave, pra numërimi dalja e rezultateve dhe ankesa për to", tha ajo. Glover bëri me dije se raporti përfundimtar për zgjedhje do bëhet publik pas 8-javësh. Glover theksoi se misioni i OSBE-ODIHR në Shqipëri është i paanshëm. "Askush nuk duhet të ketë pikëpyetje për paanshëmrinë e misionit", tha ajo.