E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ publikon të dhënat e numërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, publikoi të dhënat e numërimit të kutive të votimit
Sipas të dhënave të KQZ-së rezulton se: Në qarkun e Tiranës, votuan 11.248 persona dhe u numëruan 240 qendra votimi nga ku rezulton se PS ka marrë 43.21 % të votave, ndërsa PD 42.42% dhe LSI 4.23.
Në qarkun e Beratit, PS ka marrë 47.63% të votave, PD 27.32 %, dhe LSI 11.88%
Në qarkun e Dibrës, PD ka marrë 46. 91% të votave , PS 34.48% dhe LSI 5.64%.
Në qarkun Durrësit, PD ka marrë 44.91 % të votave , PS 36.74 % dhe LSI 7.68%.
Në qarkun e Elbasanit PD ka marrë 33.35 të votave , PS 46.67 dhe LSI 5.38%.
Në qarkun e Fierit, PS ka marrë 46.28 % të votave , PD 34,14 % dhe LSI 5.99 %
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka marrë 48,75 % të votave, PD 36.66% dhe LSI 1.62%
Në qarkun e Korçës, PD ka marrë 42.95 të votave, PS 41.55 dhe LSI 4.64%.
Në qarkun e Kukësit, PD ka marrë 60.66% të votave , PS 16.16, PSD 12.26, PR 4.7% dhe LSI 2.33%.
Në qarkun e Lezhës, PD ka marrë 43.46% të votave , PS 28.22% dhe LSI 4.16%.
Në qarkun e Shkodrës, PD ka marrë 47.94 % të votave, PS 32. 66 %, dhe LSI 2.8 %.
Në qarkun e Vlorës, PS ka marrë 43.06% të votave dhe PD 27.09 ndërsa LSI 3.12%.

KQZ bëri me dije se me rezultatet e deritanishme konfirmohet pjesëmarrja në zgjedhje e 446 mijë shtetasve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›