Vëzhguesit vendorë paraqesin problemet deri në orën 12:00
Vëzhguesit vendorë në deklaratën e tyre të parë për procesin zgjedhor raportojnë se pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 është 30% në shkallë vendi. Vëzhguesit raportojnë se në disa qendra votimi qytetarët nuk kanë gjetur emrin , ose ka pasur apo alokim të emrit në një qendër tjetër. Vëzhguesit deklarojnë se janë njoftuar edhe për votim në grup në disa qendra votimi. "Jemi njoftuar edhe për filmim të votimit nga PS-ja", thuhet në deklaratën e vëzhguesve. Raportohet gjithashtu edhe mungesa e bojës në disa qarqe, sidomos në atë të Shkodrës. Vëzhguesit kanë theksuar gjithashtu se në disa zona boja e votimit hiqet shumë lehtë.