ODIHR: Zgjedhjet me rëndësi për Shqipërinë. Raporti do bazohet në pamjen e përgjithshme të procesit

Gjatë një inspektimi në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” drejtori i ODIHR, Janez Lenarcic theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Shqipërisë. I pyetur për kontestimet e sotme të komisionerëve të Partisë Socialiste, Lenearcic deklaroi se do të bëhen të gjitha verifikimet e informacioneve dhe më pas do të procedohet me një deklaratë zyrtare nga ana e ODIHR. “Ajo cka është e rëndësishme është një pamje e përgjithshme dhe jo nga një apo dy vëzhgues” u shpreh Lenarcic.
Raporti paraparak pritet të dalë gjatë ditës së nesërme ndërsa ai përfundimtar në ditët në vazhdim. Lenarcic theksoi rëndësine e këtyre zgjedhjeve për shqipërinë dhe shqiptarët.
...