E Hënë, 2 Nëntor 2026

Victor Da Silva rikthehet te Partizani

Victor Da Silva është blerja më e fundit e skuadrës së Partizanit. Për sulmuesin brazilian është një rikthim në radhët e të kuqve, pas aventurës së mëparshme, atë të sezonit 2022/2023.

Da Silva ka firmosur një kontratë 1+1 dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje për sezonin e ri.

Njoftimi i klubit:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 | 𝐕𝐈𝐂𝐓𝐎𝐑 𝐃𝐀 𝐒𝐈𝐋𝐕𝐀 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐓𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈

✍FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Victor Da Silva në familjen e kuqe.

Pas aventurës së suksesshme në sezonin 2022-2023, ku kontribuoi në fitimin e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë, sulmuesi brazilian riveshë fanelën e kuqe.

Da Silva ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe sot i është bashkuar grupit në seancën e radhës stërvitore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›