E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Meta uron “Ditën e Verës” me vargjet e Ndre Mjedës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Ditës së Verës në një mënyrë shumë të veçantë.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke recituar disa nga vargjet e poetit Ndre Mjeda, “Vaji i Bylbylit”

“Me vargjet e mrekullueshme të poetit tonë të madh Ndre Mjeda, ju uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Verës!

Po shkrihet bora

Dimni po shkon;

Bylbyl i vorfen

Pse po gjemon ?

Gjith fushet e mallet

Blerimi i mbeloj;

Livadhi e pema

Gjith kah lulzoj.

A cile kafazi,

Bylbyl, flutro;

Nder pyje e ograja,

Bylbyl, shpejto”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›