E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OKB, Manastirliu: Shtrirja e shërbimeve digjitale ul pabarazinë, përmirëson statusin ekonomik të grave

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në Sesionin e 67-të të Komisionit për Statusin e Gruas, në Kombet e Bashkuara, ku ka theksuar progresin që Shqipëria ka bërë në drejtim të fuqizimit ekonomik të gruas dhe rritjes së aksesit në shërbimet publike përmes digjitalizimit.

Sipas saj, shtrirja e mëtejshme e shërbimeve digjitale, është një prej objektivave kyç të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian, duke u konsideruar atë si një prej komponentëve thelbësorë që kontribuon në forcimin e kohezionit social, uljen e pabarazive, përmirësimin e statusit ekonomik të grave dhe vajzave, për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë.

/rtsh.al/ 

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›