E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Muxhahedinët e MEK në protestë/ Zbardhet arsyeja, disa të shoqëruar në polici

Një grup iranianësh të MEK, që qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë të Durrësit, u ngritën në protestë këtë të mërkurë, teksa po çelej festivali veror i librit.

Ata kundërshtuan që e pranishme në këtë panair të ishte edhe shoqata Asila, e cila mbron shtetasit iranianë që dezertojnë nga MEK dhe që financohet nga Republika Islamike e Iranit.

Duke i quajtur ata terroristë të regjimit iranian, muxhahedinët e MEK kërkuan largimin e tyre nga stenda e rezervuar për ta.

Gjatë protestës pati momente tensioni dhe policia shoqëroi disa anëtarë të shoqatës Asila, midis të cilëve edhe një gazetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›