E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- U godit nga rrufeja/ Vila dy katëshe bëhet shkrumb e hi

Një vilë dy katëshe është goditur nga rrufeja, në fshatin Drenovicë në Dimal.

Në momentin që ndodhi ngjarja, pjesëtarrët e familjes Golemi kanë qenë në katin e parë të vilës, dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime,të ndihmuar edhe nga komshinjtë.

Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha,sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Vizion Plus, shihet se kati i dytë është bërë shkrumb e hi, duke lënë në qiell të hapur pjesëtarët që jetonin aty.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›