E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle intensive të Policisë rrugore në Korçë,një i arrestuar,2 të proceduar penalisht, 715 gjoba

Policia e Korçës ka kryer monitorime intensive me dron, radar dhe automjete inteligjente në të gjitha akset e qarkut.

Paralelisht, janë vendosur 715 masa administrative për shkelje të ndryshme, ku pjesën më të madhe e zënë parkimet e gabuara, parakalimet e rrezikshme, mosvendosja e kaskës mbrojtëse dhe e rripit të sigurimit, si edhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.

Gjatë kontrolleve në terren, efektivët e Policisë Rrugore ndalojnë drejtuesit e mjeteve jo vetëm për verifikime, por edhe për t’u kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit.

Mesazhi kryesor është shmangia e shpejtësisë tej normave, përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, mosdrejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, si edhe respektimi i këmbësorëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë përgjegjësi gjatë drejtimit, pasi respektimi i rregullave mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Gazetare: G.  Manushi 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›