E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video/ Zjarr i frikshëm në një kullë 24-katëshe në Stamboll

Një zjarr ka përfshirë një kullë të madhe në Turqi, teksa pamje të tmerrshme që dalin nga flakët, janë shpërndarë ne mediat e huaja.

Pamjet nga incidenti tregojnë një skenë të tmerrshme ku tymi del nga ndërtesa, ndërsa flakët djegin lartësinë e kullës.

Zjarri ka rënë në një banesë 24-katëshe në Fikirtepe Mahallesi Rüzgar Sokak.

Zjarri, i cili ka rënë në katin e parë, ka mbërritur në katin e fundit të pallatit përmes mureve brenda një kohe të shkurtër. Me njoftimin e situatës, në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset. Banorët e ndërtesës u evakuuan ndërsa ekipet iu përgjigjën zjarrit.

JUST IN ???? Huge fire in residential building in Istanbul, Turkey pic.twitter.com/iCi5pJOVsv

— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 15, 2022

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›