E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi Meta-Prifti, ekspertët tek Prokuroria

Garancia e ruajtjes së origjinalitetit të video-përgjimit Meta-Prifti ngujon tre ekspertët e ngarkuar nga Gjykata e lartë për riekspertim në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme. Riekspertimi kërkon disa paisje specifike si dhe programe kompjuterike të cilat duhet të jenë të licensuara, ndërsa pikërisht ky fakt ka drejtuar ekspertët për në Prokurorinë e Përgjithsme ku prej 5 orësh, po zhvillohet procedura e verifikimit të programit ekpertues nëpërmjet të cilit do të konkludohet autenticiteti I video-përgjimit të shumëpërfolur Meta-Prifti. Çdo ekspertim me programe si dhe paisje të paliçensuara do të humbte vlefshmërinë dhe autenticitetin e vidios, çka automatikisht do të shvlerësonte atë që mbahet si prova më e rëndësishme nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces. Në ambjentet e prokurorisë gjatë gjithë kohës së zhvillimit të kësaj procedure kanë qenë të pranishëm edhe avokatët e Metës, Gezim Veleshnja dhe Petrit Serjani . Verifikimi i licensës së programit kompjuterik si dhe paisjeve teknike do të hapte rrugën për nisjen e ekspertimit nga ana e tre ekspertëve, ekspertim i cili do të përcaktonte autenticitetin e vidiopërgjimit Meta-Prifti. Riekspertimi I vidiopërgjimit Meta-Prifti u vendos nga gjykata e lartë pas hedhjes poshtë të ekspertimit të parë I cili u krye nga ekspertët e huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›