Dështimi i censusit si proces politik
TIRANE - Një ditë pas dështimit për të marrë një datë për hapjen e bisedimeve me BEnë, Maqedonia shpalli edhe
dështimin tjetër të madh të saj, kur më 13 tetor qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski njoftoi zyrtarisht vendimin për anulimin e regjistrimit të popullsisë, që kishte filluar më 1 tetor. Është e njohur që rezultatet e një regjistrimi mund të shkaktojnë kontestime nga forca politike apo pjesë të ndryshme të popullsisë, por është diçka e radhë, në mos e padëgjuar, që një qeveri vendos të ndërpresë regjistrimin e organizuar nga ajo, dy ditë para përfundimit, dhe në një kohë që në shumicën e qendrave regjistruese procesi ishte mbyllur.
Arsye shumë madhore duhet ta kenë detyruar kryeministrin Gruevski të marrë një vendim të tillë dhe të pranojë dështimin e regjistrimit, dhe sikurse deklaroi në parlament deputeti Stojan Andov, të japë një mesazh të keq që qeveria nuk është në gjendje të numërojë frymët as në kohë paqeje. As në komunikatat zyrtare dhe as në deklaratat e zyrtarëve të lartë të qeverisë nuk del e qartë se cilat janë shkaqet e këtij dështimi qeveritar. Ajo që bie në sy është përpjekja zyrtare për ta paraqitur sikur kemi thjesht anulimin e një operacioni statistikor dhe se motivet janë teknike, si dhe vetë operacioni. U qarkulluan shumë pretekste, që nga interpretimet e ndryshme të ligjit të regjistrimit nga regjistruesit maqedonas dhe shqiptarë e deri tek dorëheqja kolektive e Komisionit Republikan të Regjistrimit më 10 tetor. Për të kuptuar më mirë thelbin e situatës, do të duhet të shihet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni si një proces politik, i ndërmarrë nga qeveria. Dhe që regjistrimi në Maqedoni kishte dhe ka një karakter politik, e konfirmoi dhe zëdhënësi i OSBE-së, Franjo Marojeviç, i cili pasi shprehu dëshpërimin e zyrës së tij për anulimin e regjistrimit, deklaroi se regjistrimi i popullsisë është instrument i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Qëllimi politik i kryeministrit dhe i partisë së tij, VMRO-DPMNE, në regjistrimin bëhet më i qartë po të mbahet parasysh se ata kanë fituar dy zgjedhje të parakohshme parlamentare, të organizuara prej tyre dhe i kanë fituar bindshëm duke sanksionuar pozitën e tyre drejtuese në Shkup. Pas konfirmimit politik, Nikolla Gruevski, kërkon të sigurojë edhe një konfirmim etnik, i cili të vulosë një supremaci demografike dhe sunduese të faktorit maqedonas, dhe rrjedhimisht të tijën personale si lider kombëtar i maqedonasve. Ndaj për kryeministrin, procesi i regjistrimit, jo vetëm kishte rëndësi, por edhe kishte një përmbajtje të pastër politike.
Procesi i regjistrimit shfaqi një problematikë të njohur, dhe të përsëritur nga shteti dhe institucionet maqedonase në regjistrimet e mëparshme, por reflektoi edhe disa dukuri të reja të panjohura më parë dhe të paparashikuara nga qeveria dhe nga institucionet maqedonase. Strategjia politike e qeverisë dhe e shtetit për regjistrimet në Maqedoni, përfshirë edhe regjistrimin e sapo anuluar ka qenë që të ulet sa më shumë numri i popullsisë shqiptare dhe të rritet sa më shumë numri i popullsisë maqedonase. Taktikat ligjore dhe regjistruese kanë qenë klasike, evitimi i regjistrimit të shqiptarëve që punojnë jashtë shtetit sepse është e njohur që shumica e kryefamiljarëve shqiptarë punojnë prej shumë vitesh në perëndim. Përjashtimi i tyre përjashtonte gjithë familjen nga regjistrimi. Në regjistrimin e parë, të bërë në shtetin e ri të pavarur më 1994, kjo manovër la jashtë regjistrimit rreth 200 mijë shqiptarë, sipas statistikave të partive politike shqiptare në atë kohë. Në regjistrimin e dytë në vitin 2002, të organizuar menjëherë pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, pat një farë përmbajtje të shtetit maqedonas nga manipulimet, dhe numri i shqiptarëve u shpall 25 për qind e popullsisë së vendit. Tani që kryeministri Gruevski dhe partia e tij e ndjejnë veten të fortë politikisht, shihet një ringjallje dhe riforcim i taktikave përjashtuese për shqiptarët, me objektivin për të sajuar për shqiptarët një rezultat shumë më të ulët edhe se ai i vitit 1994. Në regjistrimin e tanishëm, jo vetëm u tentua që të mos regjistroheshin shqiptarët si banorë, por u organizua një fushatë dhe një presion i madh shtetëror për të shtuar në mënyrë artificiale numrin e popullsisë maqedonase. Për maqedonasit nuk u zbatua klauzola e përjashtimit të shtetasve, që banojnë prej më shumë se një vit jashtë Maqedonisë. Në Irak dhe në Afganistan punojnë shumë shtetas maqedonas prej më shumë se dy vjet atje, por regjistruesit maqedonas i regjistruan të gjithë ata, sikur ndodhen në vend. Ndërkaq, autoritetet maqedonase kanë ushtruar një presion të madh mbi disa grupe të popullsisë për t'u regjistruar si maqedonas. Presion i madh është bërë veçanërisht ndaj popullsisë rome, e cila sipas shtypit maqedonas është paguar që të regjistrohet si maqedonase. Presion i fortë është ndërmarrë dhe ndaj popullsisë turke, që të regjistrohet si maqedonase muslimane. Për presionin ndaj popullsisë turke foli publikisht dhe kryetari i shoqatave turke në Maqedoni. Mirëpo gjatë regjistrimit të tanishëm u shfaqën dukuri, të cilat qeveria dhe institucionet qeveritare nuk i kishin parashikuar. Së pari, rezistenca e popullsisë shqiptare ndaj manipulimeve dhe përjashtimeve ishte shumë më e madhe se sa ajo në regjistrimet e mëparshme. Tani familjet shqiptare, që kanë breza më të shkolluar të fëmijëve të tyre dhe i njohin më mirë ligjet dhe të drejtat, u bënë rezistencë të fortë përpjekjeve të regjistruesve maqedonas për të neglizhuar regjistrimin e tyre.
Së dyti, në disa komuna ndodhi dukuria e re e "kushtrimit të të parëve" tek ata shqiptarë, të cilët më parë ishin detyruar të deklaroheshin si maqedonas. Kështu në fshatrat e Dibrës, si në Rajçicë, Ballancë dhe Gorenxë, shumë familje, të cilat në regjistrimin e mëparshëm ishin deklaruar si maqedonas myslimanë, këtë radhë u regjistruan si shqiptarë dhe që gjuhë amtare kanë shqipen. Kjo dukuri mund të ketë efektet e veta edhe tek popullsia ortodokse, e cila deri tani është deklaruar si maqedonase, por që në fshatrat e Rekës është me prejardhje shqiptare, siç edhe deklaroi para disa kohësh për herë të parë publikisht shtetasi maqedonas dhe patrioti i madh shqiptar, Branko Manolovski. Nuk ka ende të dhëna se sa shqiptarë të Rekës kanë ndjekur në regjistrim shembullin e Branko Manolovskit.
Së treti, është dalja e faktorit bullgar i cili është tepër i rëndësishëm, sepse e pakëson në mënyrë të ndjeshme numrin e popullsisë maqedonase në vend. Njoftimet zyrtare bëjnë të ditur se nga viti 2002 mbi 40 mijë banorë të Maqedonisë kanë marrë shtetësinë bullgare, e cila jepet në bazë të vërtetimit të origjinës bullgare. Sipas, mediave bullgare dhe botërore, numri i banorëve nga Maqedonia që kanë marrë shtetësinë bullgare, pra që pranojnë origjinën bullgare është disa herë më i madh. Ndër ata është edhe vetë ish-kryeministri i Maqedonisë, dhe ish-kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski që ka marrë shtetësinë bullgare. Shoqatat kulturore bullgare në Maqedoni kanë qenë shumë aktive këto ditë në inkurajimin e atyre që kanë marrë shtetësinë bullgare për t'u deklaruar si bullgarë.
Në këto rrethana, kur regjistrimi donte vetëm dy ditë që të mbyllej, duket se qeveria e Nikolla Gruevskit do të ketë marrë indikacione dhe informacione se objektivi i tyre strategjik politik nuk duket se mund të realizohet me regjistrimin e tanishëm dhe shifra e maqedonasve mund të ishte në nivel kritik. Mosdalja e llogarive paraprake duhet të ketë sugjeruar vendimin që të anulohet procesi, ndonëse janë shpenzuar 14 milionë euro.
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është një proces politik dhe me rëndësi për raportet ndëretnike dhe për ndërtimin e një besueshmërie dhe bashkëpunimi mbi bazën e të drejtave të barabarta në shtet, ekonomi, administratë,etj. Ai ka një rëndësi të veçantë sepse zhvillohet në një shtet në të cilin çështja shqiptare përfaqëson tashmë përbërësin kryesor të saj. Ndaj është e pakuptueshme se si regjistrimit në Maqedoni dhe çështjes shqiptare të lidhur me të, nuk i është kushtuar vëmendja e duhur nga autoritetet në Shqipëri dhe në Kosovë. Në Tiranë, asnjë zyrë shtetërore dhe asnjë zyrtar i lartë nuk ka adresuar çështjen e regjistrimit dhe interesimin me këtë rast për shqiptarët në Maqedoni. Ndërkohë ministri i jashtëm maqedonas pranohet të vijë në Tiranë dhe të bëjë kërkesa jo shumë etike dhe diplomatike ditën, që nis regjistrimin në Shqipëri. Për të mos folur pastaj për aktin jo të qëlluar nga ana etike dhe diplomatike e kryeministrit Gruevski, i cili pikërisht kur sapo ka anuluar regjistrimin në shtetin e tij, vjen në mënyrë provokuese dhe mban fjalime "patriotike" më 15 tetor në një fshat të Shqipërisë, në të cilin ka një dualizëm të hapur për përkatësinë etnike të tyre, nëse janë bullgarë apo maqedonas. Mefshtësia e Tiranës zyrtare ndaj zhvillimeve ne Maqedoni është tregues domethënës i faktit se ende nuk është kuptuar se çfarë roli dhe rëndësie ka çështja e shqiptarëve në Maqedoni pas pavarësisë se Kosovës.
(GSH/BalkanWeb)