E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-skandali, Prifti paraqitet në gjykatë për të dëshmuar

Dritan Prifti është paraqitur sot në Gjykatën e Lartë, ku do të dëshmojë për videon që implikon ish-zv.kryeministrin Ilir Meta në afera korrupsioni. Në seancën e sotme, krahas dëshmisë së Priftit, e cila mban dhe peshën më të madhe, do të jepen edhe 3 dëshmi të tjera.

Në seancën e shkuar, Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e 3 ekspertëve shqiptarë se video Meta-Prifti nuk është origjinale dhe si e tillë nuk mund të merret si provë.  Prokurorët kërkuan rikespertim të videos nga ekspertë të huaj, por kërkesa u hodh poshtë nga gjykata.

Video Meta-Prifti mbetet skandali më i bujshëm i abuzimit me pushtetin. Ajo u bë arsyeja kryesore e pakënaqësisë së shumë qytetarëve, që u shndërrua më pas në protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona.   

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›