E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja Berisha akuza Rames Pucist ndeshkim manipuluesve

Rama tentoi te me implikonte beri blof kaseten e mori nga une. Manipuluesit e videos do te mbajne pergjegjesi para shqiptareve

Kryeministri Sali Berisha beri dje pergjegjes kreun e PS-se Edi Rama per montazhin e shemtuar te videos Meta-Prifti ndersa e garantoi se manipuluesit do te ndeshkohen sipas ligjit dhe para shqiptareve. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD-se duke iu referuar pikerisht kesaj videoje dhe menyres se si ajo u manipulua z. Berisha vuri ne dukje se montimi i saj nga Rama ka qene fatal per kreun socialist si tentative puciste kjo per te marre pushtetin dhe per kete do te perballet me ate qe meriton. Ai akuzoi liderin e opozites se permes trukimit tentoi te perfshinte edhe Kryeministrin. Do mbajne pergjegjesi per videon manipulatoret. Historia e videos eshte nje rast. Autori i saj kur do te largohej nga detyra e ministrit me vjen dhe me thote ne zyre per materialin. Por une nuk shkel marreveshje se nuk eshte ne moralin tim. Ne fund me thote qe kete marreveshje do ta demtonte se kishte nje video dhe une i thashe qe coje ku te duash - u shpreh z. Berisha. Por para deputeteve demokrate Kryeministri beri te ditur se ky ishte nje blof i Edi Rames duke iu referuar liderit te opozites te cilin e akuzoi per montim dhe pergjimin si aktin me te ulet. Ne fjalen e mbajtur ne mbledhjen e grupit te PD-se mesditen e djeshme Berisha eshte ndaluar serish ne video-pergjimin per te cilin ka perseritur faktin se ai ka qene ne dijeni nga vete pergjuesi Dritan Prifti asokohe ne krye te METE-s. Berisha sqaroi se videoja i ishte vene ne dispozicion atij nga Dritan Prifti per te prishur mazhorancen por nga ana e tij i ishte shprehur ish-ministrit te Ekonomise se kishte firmosur nje marreveshje nuk do ta prishte ate dhe se ai ishte i lire ta dergonte ku te donte videon. Berisha zbardhi me tej te verteten e bisedes me ish-ministrin Dritan Prifti pasi e shkarkoi LSI-ja. Kryeministri Sali Berisha e cilesoi edhe dje serish si nje montazh videon e bere publike ne media ne te cilen u pretendua se emri i tij ishte permendur lidhur me nje koncesion hidrocentrali.

E verteta eshte se me ate video u be nje montazh emri im eshte permendur per emerimin e Engjell Zeqos ne vend te zotit Stojku ne KESH ashtu sic ishte shkruar ne marreveshjen politike te koalicionit me LSI-ne - tha Berisha.
Ai shtoi se ne kohen kur LSI ka kerkuar shkarkimin e Dritan Priftit ky i fundit i ka shkuar ne zyre dhe i ka thene se Berisha si Kryeminister te mos pranonte largimin e tij.
Kujtoi se nuk do te pranoja qe ai te largohej por une nuk mund te shkel marreveshjen qe kisha me LSI-ne - tha Berisha. Ai shtoi se i ka thene Dritan Priftit Nuk mundem do te zbatoj marreveshjen. Ne kete kohe sipas Kryeministrit Berisha Dritan Prifti i ka thene se do ta demtonte mazhorancen pasi kishte nje video.
I thashe sa te mundesh demtoje coja kujt te duash videon - tha Berisha. Ai shtoi se videoja eshte perdorur per te nxjerre LSI-ne nga koalicioni por z. Meta nuk kishte pranuar asnje kompromis lidhur me kete fakt.
Manipulatoret do mbajne pergjegjesi per videon. Autori i saj kur do te largohej nga detyra e ministrit me vjen dhe me thote ne zyre per materialin. Por une nuk shkel marreveshje se nuk eshte ne moralin tim. Ne fund me thote qe kete marreveshje do ta demtonte se kishte nje video dhe une i thashe qe coje ku te duash - tha Berisha duke bere pergjegjes direkt per kete kreun e PS-se Edi Ramen. Sipas tij Rama e ka marre kaseten pasi nje gje te tille e lejoi vete ai. Por cdo montim te piste te bere ne te Berisha e ka quajtur jo vetem te papranueshem por pa dyshim edhe te denueshem. Ai akuzoi Ramen per tentative puciste per te rrezuar qeverine e koalicionit te djathte. Ne kete pike Berisha tha se Rama u tregua i papermbajtur pasi doli blof me kaseten.

Sipas tij Rama e ka marre kasten pasi nje gje te tille e lejoi vete ai. Por cdo montim te piste te bere ne te Berisha e ka quajtur jo vetem te papranueshem por pa dyshim edhe te denueshem.
Une i dhashe videon atij. Duhet te kishte minimumin e asaj qe ky nuk mund ta manipulonte por natyrisht pjesa tjeter eshte felliqesia me e madhe morale eshte nje tentative puciste per te cilen ceshte e verteta ai do te perballet me ate qe meriton - vazhdoi Kryeministri. Berisha i informoi me tej deputetet e PD-se Ne nisim kete vit me vizionin me te shkelqyer me mundesite me te medha mjerani nis vitin me cimkat e tij. Le ta leme te vazhdoje po i them edhe nje here se ka bere gabim fatal me montimin e tij. Kete une nuk e them ne planin personal sepse une me te nuk kam asgje personale e them si Kryeminister. Nese lideri i opozites i lejon vetes te montoje trukoje dhe falsifikoje dokumente per Kryeministrin e ti servire ato per publikun nuk e ka bere mire hesapin. Une i dhashe videon atij. Duhet te kishte minimumin e asaj qe ky nuk mund ta manipulonte por natyrisht pjesa tjeter eshte felliqesia me e madhe morale eshte nje tentative puciste per te cilen ceshte e verteta ai do te perballet me ate qe meriton.

Berisha denoncoi metodat puciste te ndjekura nga kundershtari i tij politik Edi Rama ne rastin e videos.

Kaseten e mori nga une Edi Rama u tregua budalla. Vetem nga kjo sduhet ti lejonte vetes dhe cakallit te tij manipulimin. Merret me regjistrime qe montojne dhe falsifikojne regjistrime per Kryeministrin. Tipik larva Blloku kalece bunkeresh smund te jete tjeter. E akuzoj sepse te nesermen dhe te pasnesermen me radhe u tha shqiptareve qe videoja nuk eshte e montuar. E beri kete edhe pasi vete media qe e publikoi duke kuptuar qe ka kryer nje krim me montimin u detyra ta nxirrte. Nese ti perpiqesh te destabilizosh nje vend duke montuar per Kryeministrin ti perdor metoda puciste te shemtuara te denueshme per te cilat natyrisht qe do te mbash pergjegjesi. Do mbaje pergjegjesi nuk kam ndermend qe une ta pranoj nje gje te tille - tha Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›