E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet Rama refuzon ftesen e Berishes thirrje per protesta

Rama Protesta te pandashme deri ne renien e qeverise. Rebelohet Gjinushi Protesta si ne Tunizi

Kur kreu i mazhorances nga mbledhja e bere dje me deputetet demokrate artikulonte oferten per amendimin e Kodit Zgjedhor drejt opozites kryesocialisti Edi Rama ftoi qytetaret shqiptare te marrin pjese ne demonstraten e 21 janarit date e fiksuar nga Asambleja Kombetare e PS-se per te kundershtuar sipas te majteve korrupsionin qeverises. Per kryesocialistin Rama 21 janari eshte dita kur te gjithe shqiptaret duhet te ngrihen kunder qeverise si e vetmja mundesi e mbetur tashme sipas tij per te arritur ne nje shtet per qytetarin. 21 janari nuk eshte data e protestes se radhes se socialisteve po dita e demonstrates se njerezve te zakonshem te ketij vendi socialiste e demokrate apo pa parti burra e gra te moshuar e te rinj qe nuk e pranojne degjenerimin e atij bllokut te pislleqeve qe mban ne dore qeveria. Ska drejtesi per qytetarin me nje pushtet matrapaz qe perdite perfiton padrejtesisht duke grabitur e braktisur popullin e vet. Prandaj duhet dale ne demonstrate te premten me 21 janar - tha Rama. Kreu socialist nenvizoi edhe nje here tjeter se protesta e kesaj te premteje nuk do te jete e fundit per opoziten pasi sic nenvizoi ai do te kete edhe te tjera ne vazhdimesi derisa te arrihet ne rrezimin e kesaj qeverie te korruptuar. Demonstrata e 21 janarit eshte venia ne veprim e popullit pas ezaurimit te te gjitha mundesive per te mbrojtur Kushtetuten ligjin institucionet dhe lirite e te drejtat e qytetareve permes perpjekjes se opozites politike. Ne jemi thjesht pjese e demonstrates popullore kerkojme vendosjen e demokracise se marre peng nga nje pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar deri kur smban me. Te gjitha keto qe kane ndodhur fyejne thelle dinjitetin e ketij populli dhe meritojne demonstraten e madhe popullore te 21 janarit dhe ne vazhdim - u shpreh Rama. Per kreun e selise roze ndryshimet qeverisese te ardhura si te domosdoshme pas doreheqjes se ish-zv.kryeministrit Meta dhe te dekretuara dje nga Presidenti i Republikes Bamir Topi nuk jane gje tjeter me shume se nje provokim i popullit. Ajo qe duhet ndryshuar sipas Rames eshte pikerisht kjo qeveri e cila e ka zhytur vendin ne korrupsion. Ndryshimet ne qeveri jane nje thellim ne rrugen e gabuar te provokimit te popullit nga ana e Saliut qe vazhdon genjen sy per sy dhe perpiqet edhe pse duke u perpelitur te hedhe lumin duke zevendesuar again e korrupsionit me qehajain per te mbajtur ne kembe nje koalicioni kusarie e matrapazlleku. Saliu paturpesisht vazhdon e quan te suksesshem kete koalicion sepse ne fakt koka e korrupsionit nuk eshte matrapazi Meta po vete i ashtuquajturi kryeminister qe pasi vodhi votat per te vjedhur Shqiperine e genjen mendja se do ta shpetoje qeverine duke u zvarritur sic po zvarritet me ndryshime sa qesharake aq edhe te turpshme per sukseset boterore te nje Shqiperie qe sot po lengon nen thundren e pushtetit te korrupsionit - nenvizoi Rama. Te premten e kesaj javene Tirane pritet te zhvillohet demonstrata e paralajmeruar e opozites e cila mori shkas edhe nga videoja e publikuar se fundmi e ish-zv.kryeministrit Ilir Meta me ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti qe per te majtet perben nje prove te korrupsionit ne qeveri.

Kurse kreu i PSD-se Skender Gjinushi u kerkoi dje shqiptareve te ndjekin shembullin e Tunizise ku aktualisht po zhvillohen protesta te dhunshme antiqeveritare per rrezimin e qeverise aktuale. Duhet larguar qeveria me e korruptuar ne Evrope me e korruptuar se ato ne Ruanda e Uganda dhe Shqiperia duhet te ndjeke te pakten shembullin e Tunizise. Videoja eshte vetem nje ilustrim spektakolar i llumit te kesaj qeverie eren e te cilit shqiptaret e ndiejne cdo dite. Sipas Gjinushit cimkat nuk jane profesion i opozites por i kesaj qeverie ku ministri dhe zv.kryeministri spiunojne njeri-tjetrin dhe jane profesion i LSI-se ku nenkryetari e kryetari spiunojne njeri-tjetrin. Cdo qeveri me sadopak moral do ta kishte dhene doreheqjen vete dhe qeveria e sotme nuk e ka nje moral te tille. Saliu e do nje te shtyme. Kete te shtyme do tia japin shqiptaret me 21 janar - u shpreh Gjinushi. Kreu i PSD-se u beri thirrje qytetareve te mblidhen ne protesten e opozites ne 21 janar kunder qeverise. Te ngrihemi ne protesta kunder kesaj politike. Te ngrihemi ne protesta per te majten dhe te djathten. Protestat jane te domosdoshme qe neser te mos vidhen votat - theksoi Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›