Videoja Meta-Prifti, në seancën e sotme diskutohen provat shkresore
Seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta do të përqendrohet në diskutimin e provave shkresore. Përfundimi i kësaj faze në Gjykatën e Lartë i hap rrugë dhënies së pretencës nga organi i akuzës.
Javën e kaluar u mbyll marrja në pyetje e dëshmitarëve për video-përgjimin Meta-Prifti.
Prokuroria ka kërkuar të administrojë provat mbi të cilat kreu i LSI-së akuzohet për korrupsion aktiv.
Organi i akuzës kërkoi administrimin e laptopit, usb-së dhe orës video- regjistruese. Avokatët e Metës e kundërshtuan një kërkesë të tillë, ndërsa Gjykata pritet të shprehet në seancën e sotme mbi këtë kërkesë.