Videoja e trete e Dritan Priftit

Gjatë hetimeve të video skandalit Meta-Prifti, ekspertët zbuluan edhe një video të tretë përveç asaj të ish-ministrit Prifti me atë të zëvendësit të tij.
Bëhet fjalë për një video e cila përmban një bisedë mes Dritan Priftit dhe një biznesmeni të njohur afër qeverisë dhe drejtuesve të mazhorancës, ku në video flitet për pazare në lidhje me një tender për shitje skrapi.
Videoja e trete u rikuperua gjatë një kontrolli që ekspertët e huaj i bënë video regjistruesit që deputeti Dritan Prifti dorëzoi ne prokurori për të denoncuar presionin e Ilir Metës për t’i bërë favore një biznesmeni në dhënien me konçension të hidrocentraleve.
Bashkë me videon e Metës, Prifti, kundër dëshirës së tij kishte dorëzuar edhe dy video të tjera për të cilët mendonte se i kishte fshirë.
Në një prej tyre, ku Prifti shfaqet me ish zëvendësin e tij, çka u bë objekt hetimi në një proçes që ka filluar ndaj vetë Priftit.
Ndërkohë që videoja e tretë, ajo që u deklarua nga vetë prokurori i çështjes Meta, Bujar Sheshi, i cili deklaroi në seancën e fundit në gjykatën e lartë, se kjo video dhe ajo me Beqirin nuk duhej dhënë ekspertëve shqiptarë, pasi ka gjasa të bjerë në duart e ish-kryeministrit Meta dhe që mund të kthehet në një provë presioni për dëshmitarin kryesor të çështjes.
Videoja i është dhënë Prokurorisë së Tiranës dhe task force e cila ka regjistruar proçedimin penal nën akuzën e korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Prokuroria ka mbajtur sekret faktin e ekzistencës së saj për një kohë të gjatë dhe e ka depozituar atë në Prokurori, për të filluar me hetimet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha flet në OKB
Kryeministri Sali Berisha ka folur në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke theksuar përparimet që ka bërë vendi ynë gjatë këtyre viteve. Kafe turke apo kafe greke?
Besnik Mustafaj - Në Greqi kam shkuar për herë të parë në nëntor 1991, afro një vit pas rënies së diktaturës te ne. Unë isha zgjedhur ndërkohë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një barrë e re kjo dhe krejt e panjohur për mua. Pse Brukseli do na thotë “jo” edhe njëherë tjetër
Mustafa Nano - Në tetor pritet përgjigjja e Brukselit lidhur me kërkesën tonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Integrimi, Burns: Realizoni reformat
Nënsekretari amerikan i Shtetit William Burns inkurajon realizimin e reformave në Shqipëri dhe mbështet integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Në mes të tetorit, Brukseli publikon strategjinë e zgjerimit, duke raportuar dhe për progresin e bërë nga Shqipëria gjatë një viti.
Lajmet kryesore
Bulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve
Dy prej tyre probleme me zemrën
Biznesi: Amnistia dështoi
Berisha flet në OKB
Zemra, sëmundja e mirëqënies