E Hënë, 2 Nëntor 2026

Videokartolinë e Ballkanit Perëndimor në BE, Rama nxjerr pamjet nga Brukseli

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video me momente të ndryshme nga Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ku marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE.

“MIRËMËNGJES ,dhe me këtë videokartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit nga Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian dhe António Costa President i Këshillit Europian

Kryeministri zhvilloi edhe një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›