E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet automjeti Benz në një lagje të Durrësit, policia po heton për autorët

Durrës, 22 korrik, NOA Në lagjen nr.2 në qytetin e Durrësit, në orët e vona të natës, nga persona të paindentifikuar është vjedhur autovetura Benz 190 me targë DR7738D në pronësi të 41-vjeçarit  Artur K. lindur në Korçë dhe banues në lagjen nr. 12 të Durrësit.

Janë kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e  autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet do ti kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të Vjedhjes së parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›