E Shtunë, 31 Tetor 2026

Automjeti përplaset me motoçikletën, plagosen dy persona

Durrës, 22 korrik, NOA Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 62-vjeçarin Faik Hamadani, pasi në aksin rrugor Durrës-Maminas, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, duke drejtuar mjetin veturë të markës Ford me targë DR1438D, është përplasur me një motoçikletë të markës Dajang pa targë.

Si pasojë e përplasjës kane mbetur të dëmtuar personat Edmond Alla, i cili ishte drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij Aishe Alla.

Që të dy ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit për ndihme mjekësore.

Materialet proceduriale do ti kalojnë prokurorisë për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›