E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet ikonostasi 200 vjeçar në kishën e Shën Mërisë

PËRMET - Një tjetër rast i dhunimit të objekteve të kultit është shënuar në qarkun e Gjirokastrës. Pjesë të gdhendura me një mjeshtëri të rrallë të ikonostasit mbi 200 vjeçar në kishën e Shën Mërisë në fshtatin Leusë, rreth 3 kilometra larg qytetit të Përmetit, janë vjedhur në orët e para të së enjtes nga persona ende të paidentifikuar. Ka qenë kujdestari i kishës ai që ka konstatuar dhunimin.


Burime zyrtare të policisë kanë pohuar se dhunuesit kanë hyrë në kishë përmes portës kryesore, të cilën e kanë shqyer me mjete të forta. "Sapo jemi njoftuar nëpërmjet sallës operative, në vendngjarja ka shkuar ekspertët e kriminalistikës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, të cilët kanë grumbulluar prova materiale për të zbuluar autorët që kanë kryer këtë akt të shëmtuar", pohojnë burimet policore.


Kisha e Shën Mërisë -Leusë ngrihet në një lartësi që zotëron në luginën e lumit të Vjosës dhe është e dukshme nga larg, madhështore në mes të qiparisave dhe gjelbërim të përhershëm. Duke ju referuar mbishkrimit të pikturuar mbi portën e hyrjes nga ana veriore, ikonostasi të tregon se Kisha e Leusës ka përfunduar në vitin 1817.


Në anën jugore i bashkëngjitet një paraklis i vogël, i ndërtuar më vonë. Naosi është një ndërtim bazilikal me kupolë, me përmasa të brendshme 18.20 x 14.20 metra. Dy radhë kollonash e ndajnë atë në tre nefe, nga të cilët nefi qëndror ka përmasa në plan dhe në hapësirë shumë të mëdha nga ato të nefeve anësore. Një sistem harqesh në të dy drejtimet lidhinn kollonat ndërmjet tyre dhe me muret perimetrale, duke krijuar bërthama katrore në nefet anësore dhe drejtëkëndëshe në nefin qendror. Në pjesën qendrore ngrihet kupola mbi një tambur të lartë mbi 10 metra. Në çiftin lindor në kollonave ishte mbështetur ikonostasi luksoz (grabitur sot), i stolisur me gdhendje të thella deri në 7 cetrimetra, të cilat sëbashku janë konsideruar si kryevepra të arteve të aplikuara.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›