E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet kambana e Manastirit në Sarandë-Alarm për trashëgiminë kulturore pranë aksit Sarandë-Ksamil

Është vjedhur kambana e Manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë, monument kulture i ndodhur në një kodër pranë rrugës Sarandë–Ksamil, në afërsi të plazhit të Manastirit.

Mungesa e saj u konstatua dy ditë më parë nga kujdestari i manastirit, David Dulaj, i cili thekson vlerën e jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore të kambanës për objektin 250-vjeçar.

Kujdestari e cilëson aktin si një cenim të rëndë ndaj trashëgimisë kulturore dhe besimit fetar, duke u bërë apel autorëve ta rikthejnë.

Ngjarja ka shqetësuar banorët, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e monumenteve dhe hetimin e rastit.

Gazetar: Marash Mirashi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›