E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet koka e skulptorit Sabri Tuci ne Durres

29/10/2010Demtohet per te disaten here monumenti i artistit te shquar. Dyshime se do te shiten per skrap

DURRES- Pas vjedhjes se germave disa muaj me pare te bustit te Azem Hajdarit dhe atij te Sabri Tucit te njejtin fat ka pasur edhe koka e skulptorit te merituar nje nga figurat me te njohura te artit ne Durres e Tirane. Monumenti i Tucit tashme ka mbetur vetem me mbishkrimin e emrit te artistit dhe gurin e gdhendur enkas per skulptorin e madh. Vepra eshte vendosur tre vjet me pare ne hyrje te shetitores Taulantja nen murin rrethues te Amfiteatrit fare prane Torres dhe monumentit te Mujo Ulqinakut.

Percudnimi

Vetem pak muaj me pare vepres se artit i jane hequr shkronjat te cilat ishin gatime prej bronzi ndersa i njejti veprim eshte bere edhe me koken e skulptorit. Ngjarja duhet te kete ndodhur ne oret e para te dites se djeshme ndersa monumenti i demtuar eshte pare nga disa qytetare ne mengjesin e hershem. Koka e skulptorit eshte prej bronzi dhe peshon rreth 7-8 kg. Paraprakisht mendohet se nje veprim i tille eshte bere nga hajdute ordinere te cilet vjedhin dhe demtojne cfare tu dale para mjafton qe ata te sigurojne disa para. Si ne rastin e germave edhe kete here te dyshuar kryesore mbeten hajdutet qe vjedhin hekur baker tel puseta tabela te qarkullimit shtylla dhe cdo gje per ti shitur me pas per skrap. Koka e skulptorit Sabri Tuci si veper arti eshte e derdhur ne bronz ne nje fonderi ne Tirane dhe eshte vendosur ne nje gur te madh. Guri eshte dhurate e nje biznesmeni kurse punimet ne te dhe ne veper jane dore e perbashket e nxenesve te skulptorit si Avdulla Ndreu Bajram Likmeta Haxhi Rama Idriz Balani. Koka prej bronzi ishte e future ne gur me ane te nje materiali prej hekuri qe sherben per te mbajtur te lidhur koken pas gurit te madh ndersa ne te dy anet ishin vendosur kapese metalike. Hajdutet kane prere e shqyer me leve vepren dhe jane larguar per ta shitur materialin per skrap. Skulptori Idriz Balani eshte shprehur shume i indinjuar per rastin flagrant. Ky eshte turpi me i madh i ndodhur ne nje qytet ka thene Balani. Ndonese ai nuk ka fajesuar askend per kete dhune ndaj veprave te artit ka kerkuar qe Policia e Shtetit te vere dore per te mbrojtur monumentet dhe veprat e artit. Me pas ai ka thene se ne kete rast nuk behet fjale per vjedhje por per dhunim pasi koka e skulptorit nuk eshte grabitur per tu derguar ne ndonje muze por ne hekurishte per skrap. Edhe e bija e skulptorit Ana Tuci e ka percjelle me shume shqetesim nje veprim te tille. Eshte akt vandal me ka tronditur jo vetem mua por te gjithe qytetaret eshte shprehur ajo. Edhe qytetaret jane deklaruar se nje vjedhje e tille shenon ngjarje te rende per qytetin. Sabri Tuci Skulptor i Merituar ka lindur ne nje familje tregtare ne Kruje ne vitin 1916 ku edhe ka kryer arsimin e ulet dhe me pas te mesem. Me pas fitoi nje burse studimi ne Akademine e Arteve te Bukura ne Rome duke studiuar nga vitet 1939-1943. Per shkak te vlerave si artist dhe punimeve shume cilesore ai eshte cilesuar nga kritiket e artit ne Rome si Davidi shqiptar. Ngjarja eshte bere objekt edhe per policine e cila ka nisur te hetoje per autoret. Disa pika te grumbullimit te skrapit jane bere objekt kontrolli por pa mundur te gjejne as vepren dhe as autoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›