E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon puna per ndertimin e fibres optike nenujore

29/10/2010Financimi 11 milione euro

Fillon zyrtarisht puna per ndertimin e linjes nenujore te fibres optike mes Italise dhe Shqiperise. Projekti u miratua javen e kaluar nga qeveria dje u nenshkrua kontrata mes investitorit UNIFI dhe zbatuesit te projektit shoqerise Alcatel. Ky projekt do te siguroje internet te shpejte dhe me cmim te ulet ne te gjithe territorin e vendit. Gjithashtu nepermjet kesaj linje do te behet lidhja e Shqiperise me te gjithe Ballkanin. Fibra optike qe do te shtrohet nga kompania Alcatel do te kete nje kapacitet fillestar prej 200 gigabit dhe ne te ardhmen mund te zgjerohet deri ne 10 terabit. Ne planin e vet te biznesit UNIFI ka parashikuar qe ne nje faze te dyte te zgjeroje rrjetin e vet te fibres optike edhe ne vendet e tjera te Ballkanit me objektivin per te qene nje operator rajonal i ofrimit me shumice te sherbimeve broadband. Sipas Drejtorit te Pergjithshem te UNIFI-it Adrian Shatku investimi do te kete nje vlere fillestare prej 11 milione eurosh. Sipas tij UNIFI do te veproje ne treg si operator shumice dhe do te ofroje te gjitha llojet e sherbimeve te tjera per transmetimin e te dhenave duke siguruar lidhje me fiber te erret ndermjet Shqiperise me Italine dhe pjesen tjeter te Evropes me kapacitete te medha transmetuese dhe cmime me te uleta se ato qe ofron tregu aktualisht.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›