E Martë, 3 Nëntor 2026

Vidhet për herë të tretë transformatori në Shkodër, 4 mijë banorë të Bërdicës mbeten pa ujë

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të Shkodrës. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik të këtij stacioni duke lënë pa ujë afro katër mijë banorë të katër fshatrave të zonës.

Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër, Lazër Pema thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, ndërsa shumë shpejt do merren masa për rikthimin e frunizimit me uje.

Por kjo nuk është hera e parë që ndodh një vjedhje e tillë pasi brenda tre viteve të fundit transformatori elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër në bashkëpunim me policinë e shtetit po punojnë identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje./vizionpus.tv/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›