E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhnin dyqane në Belsh, 9 të arrestuar

ELBASAN – Nëntë shtetas të shpallur në kërkim që nga viti 2008 e në vijim janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes. Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, deklaroi se është finalizuar me sukses operacioni i koduar Liqeni, duke bërë të mundur dokumentimin e disa ngjarjeve të vjetra si dhe ndalimin e 9 shtetasve, si grup kriminal me tendencën e vjedhjeve. Të arrestuarit janë shtetasit M.P., 17 vjeç, Ardit Hysa, 18 vjeç, E.P., 17 vjeç, K.F., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Klodian Farka, 22 vjeç, Mairo Pepa, 24 vjeç, P.P., 17 vjeç, Tomi Hysa, 18 vjeç dhe Avni Kasa, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, që të gjithë nga Belshi. Mësohet se në vitin 2008 e në vijim ata kanë vjedhur më shumë se tetë dyqane në Belsh.                    m.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›