Kurti në krye të protestës, bllokohen mallrat serbe

Foto: Express
UPDATE- Albin Kurti tashmë është në krye të protestës. Vetëvendosje po raporton live gjithçka çfare po ndodh në pikat e kalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhe nëpërmjet rrejtit social Facebook.
Të gjitha makinat që nuk janë me targa të Serbisë, e të cilat policia i lejon të kalojnë as ne nuk i ndalim. Ne kemi problem vetëm me Serbinë.- iu drejtua Albin Kurti mijëra protestuesve të mbledhur ne pikën e kalimit në Merdarë.
Më tej njoftohet se Protestuesit janë duke e zbatuar vendimin e Kuvendit për reciprocitet dhe kanë lejuar të kalojnë 4 vetura me tabela të Republikës së Kosovës dhe një kamion me prodhime vendore të firmës Vipa chips.
***
Sekretariati për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetevendosje ka konfirmuar mberritjen e aktivisteve dhe qytetareve te pare ne piken e kalimit kufitar te Dheut te Bardhe.
“Përkundër ndalesave të shumta të policisë, aktivistët dhe qytetarët e parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë arritur në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë.”- thuhet ne nje komunikim te shkurter te VV.
***
Ndersa duhen edhe me pak se 30 minuta qe aksioni i Levizjes Vetevendosje te nise zyrtarisht, Express raporton se, rreth 500 protestues janë mbledhur ne piken kufitare Dheu i Bardhë, ndersa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i ka bllokuara ata rreth 300 metra larg piks kufitare.
Në rrugë kontrollimin janë duke e bërë Policia e Trafikut, kurse pas tyre janë barrikaduar Njësia Speciale.
Situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
***
Policia e Kosovës ka dërguar një numër të madh të pjesëtarëve të njësive elitë në dy pikat kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardh, njofton reporteri i gazetës Express i vendosur tashmë në pikën e kalimit kufitarë të Merdarës.
Raportohet se rruga deri në kufij është pothuajse e zbrazët, ndërsa në pikën kufitare vërehen forca të mëdha policore. Sipas tij, njësitë elite janë të pajisura edhe me makineri të rëndë.
Aktualisht qytetarë dhe mallra po hyjnë dhe po dalin normalisht, sikurse në çdo ditë të zakonshme pune.
Vetëvendosja sot bllokon dy pikat kufitare
Lëvizja Vetëvendosje sot në ora 13:00, pritet të dalë në dy pikat kufitare, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, për ti bllokuar mallrat serbe që hyjnë në Kosovë. Kjo, sipas udhëheqësve të Vetëvendosjes, do të bëhet për ta zbatuar vendimin e Kuvendit të Kosovës të 7 dhjetorit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, të cilin, Qeveria e Kosovës nuk po e përfill.
Udhëheqësit e Vetëvendosjes kanë njoftuar se aksioni do të jetë paqësore dhe se do të ndalohen vetëm kamionët që vinë me mallra serbe.
Thirrja e Vetëvendosjes për të dale në dy pikat kufitare, është kundërshtuar nga presidentja Jahjaga, kryeparlamentari Krasniqi, kabineti qeveritar, partitë politike dhe vendet e Kuintit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për aksionin e paralajmëruar dhe ka hartuar urdhrin operativ të quajtur Lëvizja dhe qarkullimi i lirë.(kosovapress)