E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vidhte automjete, euro e sende me vlerë në banesa, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Zbardhen vjedhjet e 5 vjedhjeve në Durrës. Një 40-vjeçar është arrestuar si autor i këtyre vjedhjeve, në kuadër të operacioni “Pamjet”.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 40-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje të tjera të ndodhura më parë, akuzohet për vjedhje automjetesh, shuma parash në euro, aksesorë dhe sendesh me vlerë, motoçikletash, si dhe sendesh me vlerë në banesa.

“Në kuadër të operacionit, bazuar në prova e siguruara, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. Ll., 40 vjeç, banues ne Durrës (i shpallur në kërkim për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë).

Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike rezulton se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në lagjet nr. 12 dhe nr. 17, ku ka vjedhur në automjete, shuma parash në euro, aksesorë dhe sende me vlerë, ka vjedhur motoçikleta, si dhe ka vjedhur sende me vlerë në banesa.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, i dyshuar për disa vjedhje në banesa të ndodhura më parë, në disa lagje të qytetit të Durrësit”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›