E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhte biçikleta dhe monopatina të cilat më pas i shiste, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, autor të disa vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet.

Sipas njoftimit, në pranga ra shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjes së 6 biçikletave, 1 monopatinë gjatë muajit maj dhe nëntor.

I riu, pasi i vidhte biçikletat dhe monopatinat, më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›