E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet faza e parë e olimpiadave, nxënësit më të mirë provojnë njohuritë në rang shkolle

Të gjitha shkollat e vendit kanë përzgjedhur nxënësit e tyre më të spikatur, për t’u dhënë mundësinë të testojnë njohuritë nëpërmjet olimpiadave shkollore.

Që prej datës 10 nëntor, këta nxënës janë vënë përballë sfidave në të gjitha lëndët e kurrikulës, duke dëshmuar nivelin e tyre të përgatitjes.

Në olimpiadën e gjuhës shqipe, Dea Aliaj siguroi vendin e pare për vitin e shkuar, duke dhënë shembullin e një nxënëseje që përtej pasionit, punon me përkushtim për të mbajtur rezultate të larta.

Ndërsa Bora, pjesëmarrëse në disa olimpiada, ka përzemër atë të gjeografisë. E gjetëm duke u përgatitur për fazën e dytë, atë në rang qyteti.

Edhe Amber arriti të renditet mes fitueseve në olimpiadë. Për të, çmimi është një vlerësim i punës së bërë me seriozitet.

Faza e dytë e olimpiadave do të zhvillohet nga 6 dhjetori deri më 7 shkurt, duke u lënë kohë nxënësve të përgatiten për të synuar rezultate sa më të larta. Më pas, rrethi i pjesëmarrësve ngushtohet edhe më shumë në fazën e tretë, atë kombëtare, nga 14 shkurti deri më 11 prill, ku nga rezultatet do të hartohet lista e nxënësve ekselentë të vendit për secilën lëndë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›