E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet në Shkodër 56-vjeçari nga Durrësi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi” në Shkodër, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë.

Pas denoncimeve të qytetarëve dhe një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka kapur në flagrancë një 56-vjeçar nga Durrësi, i cili dyshohet se ishte autor i disa vjedhjeve në qytet.

Sipas policisë, F. A., 56 vjeç, banues në Durrës, u kap në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.

Nga hetimet dyshohet se 56-vjeçari ka vjedhur më herët një shumë parash në një automjet taksi dhe dy biçikleta, në zona të ndryshme të Shkodrës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›