E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte karta krediti per udhetime, denohet studenti pirat

Studenti pirat i internetit, qe vidhte karta krediti on-line dhe prenotonte bileta avioni, eshte denuar dje ne mungese nga Gjykata e Tiranes me 1 vit heqje lirie. Gledi Buzi, 22 vjec, student ne Itali per degen Ekonomi, ka marre dje verdiktin e dhene nga gjyqtari Martin Deda, nen akuzen e "vjedhjes me shume se nje here". Nderkohe qe prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates dy seanca me pare shpalljen e tij fajtor dhe denimin me 1,5 vjet heqje lirie. Sipas organit te prokurorise, 22-vjecari kishte mundur te hynte pirat ne internet dhe ka arritur te gjeje te dhena mbi karta krediti. Nepermjet ketyre te dhenave, Buzi ka arritur te prenotoje udhetime ne linjen ajrore "Bell Air". Udhetimet e porositura prej tij ishin ne linjen Itali-Shqiperi dhe anasjelltas nepermjet internetit. Nderkohe qe keto udhetime te prenotuara i pandehuri i ka shfrytezuar vete duke udhetuar per ne vendin tone. Sipas organit te prokurorise, kane qene kallezimet e bera nga ana e pronareve te kartave te kreditit, te cilet kane vene re kete gje dhe me pas kane bere denoncimet. Pas verifikimeve te bera, ka rezultuar se ne linjen e kompanise ajrore ka udhetuar 22-vjecari nga Tirana. Buzi, i cili eshte vene shenjester te policise, eshte larguar nga vendi yne pasi ishte shoqeruar dhe marre nen hetim ne gjendje te lire. Nderkohe qe ky i fundit dje eshte denuar ne mungese me 1 vit heqje lirie per vjedhje me shume se nje here nga ana e Gjykates se Tiranes.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›