E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga ne televizor, kerkohen 24 vjet burg

Tirane - Prokuroria e Krimeve te Renda i kerkon gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 24 vjet heqje lirie te tre te pandehurve, te cilet akuzohen per "prodhim dhe trafikim te lendeve narkotike". Gjate dites se djeshme, perfaqesuesit e organit te akuzes kane lexuar edhe konkluzionet perfundimtare te pretences, duke kerkuar ndaj togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Fran Prendi, shpalljen fajtor dhe denimin perkatesisht me 8 vjet heqje lirie per 28-vjecarin Artan Aliaj, 8 vjet heqje lirie per 27-vjecarin Dejvis Koleci, si dhe 8 vjet heqje lirie per 49-vjecarin, Myrteza Bejo. Te rinjte u kapen ne Tirane me 20 kg heroine dhe nje sasi perzieresi, te fshehura ne kasen e nje televizori te montuar ne makine.

Te tre keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane konsumuar vepren penale te trafikimit dhe prodhimit te rreth 10 kg lende narkotike e llojit heroine ne kryeqytet, vitin e kaluar. Trupi gjykues ka degjuar pretencen e prokurorit, qe kerkoi 24 vite burg per te pandehurit. Por, pjesetar i grupit te strukturuar, dyshohet se ka qene edhe vellai i Artan Aliaj, Gentiani, i cili gjykohet ne mungese, duke iu ndare dosja nga tre bashkepunetoret e tij, pasi ai eshte i denuar ne Greqi per nje tjeter veper penale dhe po vuan denimin ne keto burgje. Ngjarja, per te cilen jane arrestuar te pandehurit, ka ndodhur rreth nje vit me pare, fale nje operacioni te Drejtorise se Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne Tirane. Gjate ketij aksionit eshte bere e mundur vendosja ne pranga e Artan Aliaj ne rrugen "Muhamet Gjollesha", pas informacionit te marre ne rruge operative, dhe sekuestrimi i nje sasie lende narkotike, rreth 10 kilograme heroine, si dhe 4 kg e 960 grame pluhur perzieres i lendes narkotike.

Lenda narkotike u gjet ne makinen tip "Audi A3", me targe BR 9897 A, ne pronesi te te pandehurit Aliaj. Pas kontrollit te imtesishem, lenda narkotike u zbulua ne bagazhin e makines, ne brendesi te kases se nje televizori, i cili sherbente per kamuflimin e heroines. Ndersa pluhuri perzieres ishte paketuar ne qese transparente dhe heroina e ndare ne 31 pako te mbeshtjella me natriban. Por, ne vazhdimesi te ketij operacioni, jane vendosur ne pranga edhe Dejvis Koleci dhe Myrteza Bejo, te cilet ishin edhe bashkepunetoret e 28- vjecarit Aliaj. Ndersa seancen tjeter, pala mbrojtese pritet te lexoje konkluzionet perfundimtare ne kete proces, per te degjuar me pas vendimin e gjykates.

M. Mertiri


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›