E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vidhte monopatina/ Tiranë, pranga 24-vjeçarit, më parë ishte dënuar për dhunë në familje

Një 24-vjeçar u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, teksa u zbardhën 5 raste të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;

– Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;

– Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Më parë, 24-vjeçari ishte i dënuar më parë për dhunë në familje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›